Real Madridi nuk heq dorë nga Gvardiol, Florentino Pérez synon transferimin e kroatit
Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, i cili mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit madrilen për këtë afat kalimtar veror.
Sipas raportimeve të fundit, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e vlerëson lart mbrojtësin kroat dhe dëshiron ta shohë atë të veshur me fanellën e “Los Blancos”. Po ashtu, thuhet se edhe vetë lojtari është i interesuar për një transferim në “Santiago Bernabéu” gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të realizuar marrëveshjen, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë shumë aktive për Real Madridin.
Pas afrimeve dhe planeve për përforcime të tjera në repartin defensiv, Gvardiol shihet si një element kyç për projektin afatgjatë të klubit. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, duke pasur parasysh vlerën e lartë të lojtarit dhe interesimin e klubeve të tjera evropiane.
Gjithsesi, sinjalet që vijnë nga Spanja tregojnë se Real Madridi është i gatshëm të zhvillojë një merkato të gjatë dhe intensive, me disa lëvizje të rëndësishme që pritet të konkretizohen në javët e ardhshme.
Flaka
















