Real Madridi nuk ndalet, priten edhe 2-3 transferime të tjera
Real Madridi nuk e ka përfunduar ende punën në merkaton verore. Sipas raportimeve të gazetarit José Félix Díaz, klubi madrilen planifikon të realizojë edhe 2-3 transferime të tjera para nisjes së fazës përgatitore për sezonin e ri.
“Los Blancos” dëshirojnë që skuadra të jetë plotësisht e kompletuar deri më 13 korrik, datë kur do të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit pritet të intensifikojnë punën gjatë javëve të ardhshme, me synimin për të mbyllur të gjitha lëvizjet në hyrje dhe dalje.
Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se Real Madridi synon jo vetëm afrimin e lojtarëve të rinj, por edhe finalizimin e largimeve të futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet afatgjata të ekipit.
Me projektin e ri sportiv dhe ambiciet për të dominuar në Spanjë dhe Evropë, drejtuesit madrilenë duan që trajneri të ketë në dispozicion grupin e plotë që në ditën e parë të përgatitjeve.
Java dhe muajt në vazhdim pritet të jenë shumë të rëndësishëm për tifozët e Real Madridit, pasi klubi po përgatit lëvizje të tjera në merkato për të forcuar skuadrën për sezonin e ri.
Flaka












