Real Madrid po shqyrton mundësinë e një oferte zyrtare që mund të arrijë deri në 220 milionë euro për yllin francez Michael Olise, sipas raportimeve të Marca.
Sulmuesi i krahut, i cili aktualisht aktivizohet te Bayern Munich, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos për klubin madrilen, që po kërkon të forcojë repartin ofensiv.
Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e Bayern Munich nuk kanë ndërmend të pranojnë oferta të ulëta, duke e vlerësuar lojtarin shumë lart dhe duke kërkuar një shifër që mund të kalojë 200 milionë euro.
Megjithatë, Real Madridi po analizon seriozisht një lëvizje të madhe financiare për të siguruar shërbimet e Olise, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
Nëse ky transferim realizohet, do të ishte një nga operacionet më të shtrenjta në historinë e futbollit modern.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Qershor, 2026 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.