E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madridi ka nisur të bëhet objekt spekulimesh gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve të fundit, klubi madrilen ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për mesfushorin francez.
Interesim konkret për shërbimet e 23-vjeçarit kanë shfaqur Manchester United dhe Juventusi, dy klube që tashmë kanë bërë hapat e parë për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm.
Megjithatë, prioriteti i Camavingas mbetet qëndrimi në “Santiago Bernabéu”. Francezi ndihet i lumtur te Real Madridi dhe dëshiron të vazhdojë karrierën me klubin spanjoll.
Pavarësisht kësaj, burimet bëjnë të ditur se lojtari do të ishte i hapur për një aventurë në Premier League nëse situata e tij do të ndryshonte gjatë merkatos.
Camavinga konsiderohet një nga mesfushorët më të talentuar të gjeneratës së tij dhe çdo vendim për të ardhmen e tij pritet të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane gjatë javëve të ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Qershor, 2026 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.