Rënia e flokëve nuk vjen vetëm nga stinët, ja faktorët e fshehur që ndikojnë në shëndetin e tyre

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:55

Rënia e flokëve nuk vjen vetëm nga stinët, ja faktorët e fshehur që ndikojnë në shëndetin e tyre

Rënia e flokëve është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz, por shkaqet e saj nuk lidhen vetëm me ndryshimin e stinëve apo mungesën e vitaminave.

Ekspertët shpjegojnë se faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në dobësimin dhe humbjen e flokëve, duke filluar nga medikamentet e deri te stresi dhe mënyra e kujdesit të përditshëm.

Një ndër shkaqet mund të jenë disa ilaçe, përfshirë holluesit e gjakut, medikamentet kundër akneve, artritit, depresionit, problemeve të zemrës dhe tensionit, të cilat mund të kenë si efekt anësor rënien e flokëve.

Ndryshimet hormonale pas lindjes së fëmijës janë një tjetër faktor i zakonshëm. Shumë gra përjetojnë rënie të shtuar të flokëve disa muaj pas lindjes, derisa hormonet të rikthehen në ekuilibër.

Mungesa e hekurit në organizëm gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e flokëve, duke shkaktuar dobësim të tyre, thonj të brishtë dhe lodhje të përgjithshme.

Stresi dhe ankthi janë ndër faktorët që ndikojnë negativisht në rritjen e flokëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë i tharëseve, bojërave, llakut dhe trajtimeve të ndryshme mund t’i bëjë flokët më të brishtë dhe më të prirur për t’u këputur.

Rënia e flokëve mund të jetë gjithashtu shenjë e disa problemeve shëndetësore, përfshirë çrregullimet e tiroides, dobësimin e imunitetit, infeksionet ose temperaturat e larta.

Edhe duhani ndikon negativisht, pasi toksinat në tymin e tij mund të dëmtojnë qarkullimin dhe të pengojnë rritjen normale të flokëve.

Përveç trajtimeve mjekësore, disa njerëz përdorin edhe metoda natyrale për kujdesin e flokëve. Një prej tyre është përdorimi i hithrës, e cila tradicionalisht përdoret për forcimin e rrënjëve të flokëve. Lëngu i përgatitur nga hithrat mund të aplikohet në skalp pas larjes së flokëve dhe të përdoret disa herë në javë.

Megjithatë, në rastet kur rënia e flokëve është e madhe ose e papritur, këshillohet konsultimi me mjekun për të zbuluar shkakun e vërtetë.

Flaka

287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?