Rodri shpërthen ndaj arbitrimit: Nuk është e drejtë
Mesfushori i Manchester City, Rodri, ka shpërthyer me deklarata të forta pas ndeshjeve të fundit, duke shprehur pakënaqësi për vendimet e arbitrimit, të cilat sipas tij po përsëriten dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat.
“Ne kemi fituar shumë dhe njerëzit nuk duan që të fitojmë sërish, por arbitri duhet të jetë neutral”, u shpreh Rodri, duke theksuar se nuk është i zakonshëm të flasë për gjyqtarët, por situata aktuale e ka detyruar ta bëjë këtë.
Spanjolli theksoi se i respekton maksimalisht arbitrat dhe punën e tyre, por se gabimet e njëpasnjëshme në disa ndeshje radhazi nuk janë të pranueshme.
“Unë zakonisht nuk flas për arbitrat, i respektoj shumë, por kjo po ndodh për disa ndeshje rresht dhe nuk e di pse. Nuk është e drejtë. Nuk është vetëm një rast – gabime mund të bëjë kushdo. Por kur ndodh një herë, dy herë, tre apo katër ndeshje radhazi, kjo nuk është e mundur”, deklaroi Rodri.
Ai shtoi se nuk po vë në dyshim nivelin e arbitrave, duke e cilësuar atë si të lartë, por kërkoi më shumë vëmendje në vendimet kyçe, pasi sipas tij, skuadrat punojnë shumë dhe detaje të vogla po bëjnë diferencën.
Deklaratat e Rodrit pritet të hapin debat të madh në opinionin sportiv, veçanërisht në lidhje me neutralitetin dhe konsistencën e arbitrimit në futbollin elitar.
Flaka
















