Rodri: Yamal është në formë perfekte dhe dëshiron të bëjë diferencën në Botëror
Mesfushori spanjoll Rodri ka zbuluar një detaj interesant rreth bashkëlojtarit të tij te kombëtarja e Spanjës, Lamine Yamal, duke vënë në pah përkushtimin e jashtëzakonshëm të talentit të ri ndaj futbollit.
Në një deklaratë të fundit, Rodri tregoi se Yamal refuzoi një ftesë për darkë me shokët e skuadrës, pasi dëshironte të fokusohej plotësisht në përgatitjet për Kupën e Botës.
“Ditën tjetër, Lamine më tha se nuk do të vinte në darkë, sepse duhej të përgatitej për Botërorin”, deklaroi Rodri.
Fituesi i Topit të Artë shtoi se sulmuesi i ri është në formë të shkëlqyer dhe po tregon një përqendrim maksimal para turneut më të madh të futbollit.
“Ai është shumë i fokusuar për Botërorin, është në formë perfekte. Mund ta shohësh që Lamine dëshiron vërtet të bëjë diferencën”, u shpreh Rodri.
Pavarësisht moshës së re, Yamal vazhdon të impresionojë me profesionalizmin dhe mentalitetin e tij, ndërsa konsiderohet një nga armët më të forta të Spanjës për këtë Botëror. Tifozët presin shumë nga ylli i ri, i cili ka treguar vazhdimisht se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në momentet më të rëndësishme.
Flaka












