Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka reaguar ndaj spekulimeve të vazhdueshme për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabéu”. Pas fitores 2-1 ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve, ku ai u aktivizua titullar, 24-vjeçari theksoi se nuk ka pasur asnjë moment dyshimi për të ardhmen e tij.
“Jam mësuar me këtë. Çdo vit thonë se po largohem, çdo javë më shohin në një ekip tjetër. Madje bëja shaka me prindërit e mi duke u thënë: ‘Shikoni, ky është ekipi im i ri’. E dija që do të qëndroja këtu, në shtëpinë time,” deklaroi Rodrygo për TNT Sports.
Pavarësisht interesimit nga klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal gjatë verës, merkatoja u mbyll me brazilianin ende pjesë të skuadrës së Xabi Alonsos. Ai pranoi se konkurrenca në repartin ofensiv është e madhe, por theksoi vendosmërinë për të fituar vendin e tij dhe për t’u rikthyer në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës 2026.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Shtator, 2025 15:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.