Roma nuk ndalet – përforcime nga Flamengo dhe Verona
AS Roma po vazhdon të lëvizë me ritëm të lartë në afatin kalimtar veror, duke ndërtuar një skuadër konkurruese nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit. Pas prezantimit zyrtar të mbrojtësit brazilian Wesley França nga Flamengo, sot pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i Daniele Ghilardit nga Hellas Verona.
Wesley, 22 vjeç, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Romën, në një marrëveshje që kap vlerën e 25 milionë eurove plus bonuse. Ai do të mbajë fanellën me numrin 43, si homazh për rrënjët e tij te Flamengo. Në intervistën e parë si lojtar i Romës, Wesley tha: “Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dua të ndihmoj skuadrën të fitojë Europa League dhe të luftojmë për Champions.”
Ndërkohë, Daniele Ghilardi, 22 vjeç, është pranë finalizimit të transferimit nga Verona për një shumë që llogaritet midis 10 dhe 11 milionë euro, përfshirë një kredi me detyrim blerjeje. Ghilardi ka spikatur me paraqitjet e tij në Serie A dhe me ekipin U21 të Italisë, dhe shihet si një shtesë strategjike për mbrojtjen e Romës.
Ky dysh përforcimesh vjen pas afrimeve të Neil El Aynaoui dhe Evan Ferguson, duke e çuar në katër numrin e lojtarëve të rinj të prezantuar këtë verë.
Flaka
















