Rúben Dias mund të largohet nga Manchester City, Mourinho e kërkon te Real Madridi
Një nga mbrojtësit më të mirë në botë mund të jetë pranë një ndryshimi të madh në karrierë. Sipas raportimeve të ESPN Brasil, Rúben Dias mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere.
Mbrojtësi portugez thuhet se është identifikuar nga José Mourinho si një nga objektivat kryesorë për forcimin e repartit defensiv të Real Madridit. Trajneri portugez e sheh 29-vjeçarin si profilin ideal për të udhëhequr mbrojtjen e skuadrës madrilene në sezonet e ardhshme.
Raportet sugjerojnë se drejtuesit e Real Madridit po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e paraqitjes së një oferte për yllin e Manchester Cityt, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit të klubit anglez në vitet e fundit.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Dias ka kontratë me Manchester Cityn dhe konsiderohet një nga liderët e skuadrës. Për këtë arsye, çdo negociatë do të kërkojë një investim të konsiderueshëm financiar nga madrilenët.
Nëse operacioni realizohet, do të ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore, duke sjellë një nga mbrojtësit më të vlerësuar të Evropës në “Santiago Bernabéu”.
Flaka












