Sa sheqer është shumë? Ja çfarë rekomandon OBSH
Një lugë çaji përmban rreth 4 gramë sheqer, dhe ekspertët thonë se kjo është një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar sa sheqer konsumojmë gjatë ditës. Për shembull, një kënaçe e zakonshme e një pije freskuese mund të përmbajë deri në 40 gramë sheqer – ekuivalente me rreth 10 lugë çaji me sheqer.
Sipas specialistëve të ushqyerjes, çdo 4 gramë sheqer përmbajnë rreth 16 kalori. Për t’i djegur ato kalori, një person duhet të vrapojë për rreth 90 sekonda me shpejtësi 8 km/h.
Dallimi mes sheqerit natyral dhe atij të shtuar
Ekspertët shpjegojnë se ekzistojnë dy kategori kryesore të sheqerit:
- Sheqeri natyral, që gjendet në fruta, perime dhe ushqime të papërpunuara
- Sheqeri i shtuar, që vendoset nga prodhuesit në ushqime dhe pije të procesuara
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se problemi më i madh lidhet me sheqerin e shtuar, i cili gjendet në pije freskuese, ëmbëlsira, salca, drithëra të përpunuara dhe shumë produkte të tjera të përditshme.
Sa sheqer lejohet të konsumojmë?
Sipas rekomandimeve të WHO, sheqeri duhet të përbëjë më pak se 10% të kalorive totale ditore. Mesatarisht kjo nënkupton jo më shumë se 48 gramë sheqer në ditë, ose rreth 12 lugë çaji.
Megjithatë, specialistët theksojnë se heqja dorë plotësisht nga sheqeri është pothuajse e pamundur, pasi ai gjendet natyrshëm në shumë ushqime të shëndetshme. Për këtë arsye, këshillohet kufizimi i sheqerit të shtuar dhe jo eliminimi total i tij.
Konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me:
- Shtim në peshë
- Rritje të rrezikut për diabet
- Probleme me zemrën
- Lodhje dhe mungesë energjie
- Probleme dentare
Ekspertët rekomandojnë leximin e etiketave ushqimore dhe shmangien e produkteve me përmbajtje të lartë të sheqerit të shtuar.
Flaka
















