Samuel Umtiti i thotë lamtumirë futbollit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2025 18:19

Samuel Umtiti i thotë lamtumirë futbollit

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti, kampion bote me Francën në vitin 2018 dhe ish-yll i FC Barcelona, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij profesionale në moshën 31-vjeçare, pas një periudhe të gjatë të shoqëruar me lëndime dhe mungesë aktiviteti në nivelet më të larta.

Gjatë karrierës së tij, Umtiti ka fituar:

  • 1x FIFA World Cup (2018)
  • 1x Coupe de France
  • 1x Trophée des Champions
  • 2x La Liga
  • 2x Supercopa de España
  • 3x Copa del Rey

I formuar te Olympique Lyon, Umtiti u transferua te Barcelona në vitin 2016, ku u bë një nga mbrojtësit më të vlerësuar në botë, sidomos pas paraqitjeve të tij në Botërorin “Rusia 2018”, ku shënoi edhe golin vendimtar në gjysmëfinale kundër Belgjikës.

Megjithatë, dëmtimet kronike në gju e penguan të vazhdonte në të njëjtin nivel, duke e detyruar të humbiste shumë ndeshje dhe të mos rikthehej më në formën e tij më të mirë. Pas një huazimi te Lecce dhe një periudhe si lojtar i lirë, ai ka zgjedhur të mbyllë kapitullin e futbollit profesionist.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2025 18:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?