Mesfushori anësor gjerman i Bayern Munich, Serge Gnabry, ka komentuar përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid. Ai theksoi se skuadra e tij ndodhet në një formë të shkëlqyer dhe është e përgatitur për sfidën e vështirë në Bernabéu.
“Jemi në një moment të mirë forme, dhe po ashtu ata. Real Madrid mundi Manchester City në një mënyrë që për mua ishte pak e papritur. Dy sezone më parë luajtëm kundër tyre, kishim mundësinë të kalonim, por ata e kthyen ndeshjen në momentet e fundit. Këtë herë synojmë të kthehemi me fitoren,” tha Gnabry.
Bayern shkon në Madrid me të gjithë lojtarët e gatshëm dhe me ambicien për të siguruar një rezultat pozitiv për ndeshjen e parë çerekfinale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Prill, 2026 23:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.