Sezoni i thanave: Fruti i vogël me fuqi të mëdha shëndetësore
Thanat, frutat e vogla të kuqe që shfaqen në treg gjatë kësaj periudhe, jo vetëm që janë të shijshme, por edhe të pasura me vlera shëndetësore. Përveç konsumimit të freskët, ato mund të shndërrohen në një lëng të shëndetshëm dhe të freskët, i cili lufton plakjen, ndihmon zemrën dhe mbron nga diabeti.
Receta e lëngut të thanave
Përbërësit:
- 1 kg thana
- 2 litra ujë
- 300 gr sheqer (sipas shijes)
Përgatitja:
- Lani mirë thanat dhe vendosini në një tenxhere me 2 litra ujë.
- Lëreni të vlojë në nxehtësi të lartë, më pas shtoni sheqerin.
- Ziejeni për 30-45 minuta, derisa uji të reduktohet në rreth 1.5 litra.
- Përzieni herë pas here gjatë zierjes.
- Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe më pas shërbejeni të freskët.
Ky lëng është një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar frutin edhe nëse nuk preferoni shijen e tij të thartë.
Vlerat shëndetësore të thanës
- E pasur me vitaminë C – forcon imunitetin dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.
- Ka veti antioksiduese – lufton radikalet e lira dhe ngadalëson procesin e plakjes.
- Mbron zemrën – ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
- E dobishme për diabetikët – ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
- Përmban acide organike dhe fibra – përmirëson tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm.
Flaka
















