Shega: Fruti magjik që lufton sëmundjet dhe përmirëson shëndetin
Shega nuk është vetëm e shijshme, por edhe një frut shumë i vlefshëm për shëndetin e njeriut. Përdoret në mjekësinë popullore, duke shfrytëzuar frutat, lëvozhgat, farat, rrënjët dhe lulet e saj. Ky frut konsiderohet një aleat i fuqishëm kundër sëmundjeve dhe një stimulator natyral për organizmin.
Përfitimet shëndetësore të shegës:
- Parandalon Alzheimerin: Enzimat në shegë ndihmojnë në ngadalësimin e shfaqjes së sëmundjes.
- Lufton kancerin: Studimet tregojnë se shega ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkëri.
- Shëndeti i zemrës: Lëngu i shegës parandalon formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur rrezikun për infarkte dhe iktus.
- Shëndeti i sistemit tretës: Lëngu dhe çaji nga lëvozhgat e shegës ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe luftojnë parazitët e zorrëve.
- Rrit kolesterolin e mirë: Shega është një frenues i shkëlqyer për kolesterolin e keq dhe nxit kolesterolin e mirë.
Përdorimi i shegës në kuzhinë dhe bukuri:
Shega mund të konsumohet e freskët, në lëngje, reçelra, marmelata, torta, akullore dhe kokteje. Përveç shijes, ajo ndihmon edhe në heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës, duke e bërë një përbërës të çmuar për bukurinë.
Flaka
















