Shitet një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:10

Shitet një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë

Në mediat në Mançester është shfaqur një reklamë interesante, në të cilën ofrohet për shitje një bunker bërthamor.

Bunkeri është i ri, i papërdorur dhe i ruajtur në mënyrë perfekte, thuhet ndër të tjera në zë.

Një nga 1500 të ngjashme të ndërtuara në vitin 1950 dhe projektuar për të “mbijetuar” një sulm bërthamor rus.

Në tekst thuhet se ky bunker u krijua gjatë Luftës së Ftohtë dhe se plani ishte të strehonte vëzhgues që do të raportonin për pasojat e një sulmi bërthamor rus.

Perbehet nga dy dhoma, ka tualet dhe mobiljet e nevojshme, në të mund të futen vetëm tre veta dhe kjo, siç u shprehën, është “e meta” e vetme.

“Ka kapacitetin për të futur ushqim dhe ujë në të për dy javë. Edhe pse mund të hyhet vetëm me shkallë, ëhtë shumë komode”, deklaruan agjentët e shitjes.

“Bunkeri nuk është përdorur kurrë. Në paketimin me të është një telefon dhe udhëzime për pajisjet, të cilat përdoren në rast sulmi, duke përfshirë një sirenë dore,” specifikohej në reklamë.

Reklama tërhoqi vëmendjen e komunitetit lokal, si dhe të turistëve në mbarë botën që janë adhurues të gjërave që lidhen me historinë dhe Luftën e Ftohtë.

Çmimi i bunkerit është rreth 17,000 euro.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?