Shitje rekord për Manchester Cityn, Alvarez tek Atletico Madrid për 95 milionë euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:36

Shitje rekord për Manchester Cityn, Alvarez tek Atletico Madrid për 95 milionë euro

Mançester Siti dhe Atletiko e Madridit kanë rënë dakord për një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarezit me vlerë deri në 82 milionë paund (95 milionë euro).

Bisedimet kanë ecur mirë mes klubeve gjatë 24 orëve të fundit dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet gjithçka. Atletiko do të paguajë 64 milionë paund si shifër bazë (75 milionë euro), me pjesën e mbetur të tarifës që do të vijë në formë bonusi dhe në fund emri i sulmuesit do të hyjë në histori si një shitje rekord për Mançester Sitin.

Ky operacion sjell një fitim kolosal për arkat e klubit, me kampionët e Premier Ligës që shpenzuan vetëm 14 milionë paund për ta transferuar nga River Plejti sulmuesin argjentinas në janar 2022. Ende duhet që palët të bien dakord për kushtet personale të kontratës, megjithëse ky nuk pritet të jetë problem.

KARRIERA – Alvarez ka bërë 103 paraqitje për “Qytetarët” që kur mbërriti në “Etihad Stadium” dy vjet e gjysmë më parë, duke shënuar 36 gola. Talenti argjentinas fitoi dy tituj të Premier Ligës, si edhe Kupën FA, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube, të gjitha në 2023. Gjatë kohës së tij te Mançester Siti, ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës 2022 me Argjentinën, si dhe Kupën e Amerikës në fillim të këtij viti.

alvarez

Alvarez kishte paralajmëruar një largim nga skuadra e Pep Guardiolës ditët e fundit, duke thënë se ishte i pakënaqur për faktin që nuk preferohej titullar në ndeshjet e mëdha. Megjithatë, sezonin e shkuar ai ishte lojtari më i aktivizuar nga Pep Guardiola. Trajneri katalanas tha se ai dëshironte që ta mbante futbollistin, por e la të hapur se dëshira e tij do të ishte vendimtare.

Mesa duket, Alvarez i ka të qarta gjërat. Ai dëshiron që të ketë një rol protagonisti, qoftë edhe në një klub më pak të rëndësishëm se Mançester Siti. Dhe tani dyert i ka hapur Atletiko, ndonëse interes për të shfaqi edhe PSG, por edhe Arsenali në Premier Ligë.

44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
44
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?