Shkëndija ka arritur sonte një fitore spektakolare

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:23 Përditësuar

Shkëndija ka arritur sonte një fitore spektakolare

Shkëndija 2-1 Ludogorets

Latifi 35’, Ibraimi 60’ / Duarte 17’

Shkëndija ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje në ndeshjen e parë të “Play off”-it të Europa League përballë Ludogorets me rezultatin 2-1. Takimi i luajtur në Shkup nuk nisi mirë për të besuarit e Beqirit, të cilët kaluan në disavantazh që në minutën e 17’, por në të 35’ ishte Liridon Latifi i cili riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, ishte legjenda Besart Ibraimi, i cili edhe pse 38 vjeç, vazhdon të shkëlqejë. Pas një kombinimi me Latifin në minutën e 60’, kapiteni shënoi golin e dytë për tetovarët, duke kompletuar përmbysjen. 

Në minutat e mbetura, kuqezinjtë e Tetovës e menaxhuan mjaft mirë ndeshjen, duke marrë kështu fitoren.

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri, është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj skuadrës së madhe bullgare, Ludogorets. Ai ka theksuar se ekipi bullgar është favorit, por ka shtuar se synimi i Shkëndijës është kualifikimi në Ligën e Evropës.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës. U arrit me një lojë pozitive. Gabimet ekzistojnë në futboll, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh ndaj kujt luajtëm, gabimet dhe pakujdesitë dënohen. Ekipi i Ludogoretsit, është ende favorit, por do të mundohemi të japim maksimumin edhe në ndeshjen e kthyese t’i kryejmë detyrat tona, të respektojmë fanellën, të tregojmë lojë të bukur dhe pse jo të kualifikohemi”, ka thënë Beqiri në konferencën për media pas ndeshjes së parë të plejofit të Ligës së Evropës. 

Tashmë Shkëndija është vetëm një hap larg kualifikimit në Europa League, me sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në fushën kundërshtare, ndërsa kujtojmë që tetovarët e kanë siguruar deri më tani kalimin në Conference League.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?