Si kafeina ndikon në ëndrrat dhe gjumin tuaj
Kafeina është një nga përbërësit më të përdorur në botë, kryesisht për shkak të efektit stimulues që ka në tru dhe energjinë që ju jep. Megjithatë, përveç përfitimeve, konsumimi i tepërt mund të ketë edhe efekte negative, sidomos në gjumë.
Kafeina dhe gjumi:
Kafeina stimulon sistemin nervor dhe i thotë trurit të qëndrojë aktiv. Edhe nëse pini kafe në mëngjes, gjurmë të saj mund të mbeten gjatë gjithë ditës. Kur kafeina është ende në sistem gjatë darkës, ajo mund të bëjë që truri të mos relaksohet plotësisht. Si rezultat, ju mund të shihni më shumë mankthe dhe ëndrra të shqetësuese.
Stresi dhe kafeina:
Kafeina stimulon prodhimin e kortizolit, hormoni i stresit. Konsumimi i tepërt mund t’ju bëjë më të stresuar dhe të ndjeshëm ndaj ankthit. Kjo ndikon direkt në cilësinë e gjumit dhe në ndjenjën e lodhjes gjatë ditës.
Pagjumësia dhe pasojat:
Kur gjumi nuk është i qetë për shkak të kafeinës, mund të përjetoni lodhje, ankth dhe ulje të përqendrimit gjatë ditës.
Si ta shmangni këtë problem:
- Mos konsumoni kafe pas drekës – idealisht 4-8 orë para gjumit.
- Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, evitoni atë deri 12 orë para se të shkoni për të fjetur.
- Kujdes me pijet e tjera që përmbajnë kafeinë si çaji, pijet energjike dhe çokollata.
Duke menaxhuar kohën e konsumimit të kafeinës, mund të ruani energjinë ditore pa sakrifikuar gjumin dhe qetësinë gjatë natës.
Flaka
















