Si ndihmon qepa në uljen e tensionit dhe kolesterolit
Qepa, një nga përbërësit më të zakonshëm në kuzhinë, po vlerësohet gjithnjë e më shumë për përfitimet e saj të shumta shëndetësore, veçanërisht në mbrojtjen e zemrës. E pasur me antioksidantë dhe komponime natyrore, qepë ndihmon në luftimin e inflamacionit, uljen e triglicerideve dhe reduktimin e niveleve të kolesterolit – faktorë kyç që ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Një nga përbërësit kryesorë të saj është Quercetin, një antioksidant i fuqishëm me veti anti-inflamatore, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut.
Sipas studimeve, konsumimi i rregullt i qepës mund të ketë efekte të dukshme në organizëm. Një studim i realizuar te 70 persona me mbipeshë dhe tension të lartë tregoi se marrja e përditshme e ekstraktit të qepës ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Përveç kësaj, qepët kanë treguar efekt pozitiv edhe në uljen e kolesterolit dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet në kafshë gjithashtu sugjerojnë se konsumimi i tyre mund të zvogëlojë inflamacionin dhe faktorët e tjerë të rrezikut.
Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e qepës në dietën e përditshme si një mënyrë natyrale për të mbështetur shëndetin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme.
Flaka
















