Si ndikon mënyra si flini në trupin dhe shëndetin
Pozicioni në të cilin flini gjatë natës mund të ketë lidhje me disa aspekte të shëndetit dhe mirëqenies, edhe pse ekspertët theksojnë se këto lidhje nuk janë gjithmonë të forta shkenctarisht.
Sipas vëzhgimeve dhe disa studimeve, të fjeturit në bark shpesh lidhet me ndjesi ankthi apo shqetësimi, ndërsa ky pozicion mund të kërkojë kujdes për qafën dhe shtyllën kurrizore, duke rekomanduar përdorimin e jastëkëve të butë ose shmangien e tyre.
Një tjetër pozicion i njohur është ai i “rënies së lirë”, ku personi fle me bark dhe duart rreth jastëkut. Ky stil gjumi lidhet me persona social dhe të hapur, por që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj kritikave.
Të fjeturit në shpinë konsiderohet shpesh i dobishëm për shtyllën kurrizore, por mund të përkeqësojë gërhitjen dhe disa probleme të frymëmarrjes gjatë natës.
Ndërkohë, pozicioni më i zakonshëm është ai në krah, që praktikohet nga mbi 40% e njerëzve. Ky pozicion lidhet me karakteristika si ndjeshmëria dhe shoqërueshmëria, por gjithashtu rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës apo gërhitja.
Për personat që gërhasin, ekspertët sugjerojnë gjumin në krah si mënyrën më efektive për të reduktuar këtë problem. Po ashtu, për ata që kanë dhimbje shpine, ky pozicion mund të ndihmojë në uljen e presionit në shtyllën kurrizore, sidomos me vendosjen e një jastëku mes këmbëve.
Në rastet e shtatzënisë, gjumi në krah, veçanërisht në anën e majtë, rekomandohet nga mjekët pasi ndihmon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe furnizimin e fetusit me oksigjen dhe ushqim.
Flaka










