Si ta ulni tensionin e gjakut me ushqime dhe pije të pasura me kalium
Hipertensioni, i njohur ndryshe si shtypja e lartë e gjakut, prek miliona njerëz në mbarë botën. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, rreth një në katër persona vuan nga kjo gjendje shëndetësore.
Ekspertët theksojnë se mënyra e ushqyerjes luan rol të rëndësishëm në menaxhimin e tensionit të gjakut, pasi ushqimet me përmbajtje të lartë kripe mund ta përkeqësojnë gjendjen.
Nga ana tjetër, disa ushqime të pasura me kalium, magnez dhe fibra mund të ndihmojnë në kontrollimin e hipertensionit. Kaliumi është një mineral kyç që ndihmon në balancimin e efektit të natriumit (kripës) në organizëm, duke kontribuar në uljen e tensionit të gjakut.
Sipas specialistëve, lëngu i portokallit është një burim i mirë i kaliumit. Po ashtu, ky mineral gjendet edhe në ushqime si bananet, patatet, jogurti, qumështi pa yndyrë dhe tuna.
Mjekët paralajmërojnë se hipertensioni nuk duhet neglizhuar, pasi mund të çojë në probleme serioze shëndetësore si sulmi në zemër dhe në tru. Për këtë arsye, rekomandohet kontroll i rregullt dhe stil i shëndetshëm jetese.
Flaka










