Si të dalloni mjaltin natyral nga ai artificial – një test i thjeshtë në shtëpi
Mjalti konsiderohet një nga produktet më të shëndetshme natyrore, por ekspertët theksojnë se cilësia dhe pastërtia e tij janë thelbësore për të marrë përfitimet e plota ushqyese.
Në treg shpesh gjenden edhe produkte të përpunuara ose të përziera, ndaj konsumatorët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së mjaltit.
Një nga metodat më të thjeshta për të kontrolluar pastërtinë e mjaltit mund të bëhet në shtëpi me ujë. Sipas këtij testi, një lugë mjaltë vendoset në një gotë me ujë.
Nëse mjalti është artificial, ai shpërndahet shpejt në ujë dhe përhapet në gotë. Ndërsa mjalti natyral, për shkak të densitetit të tij më të lartë, priret të zbresë dhe të qëndrojë në fund të gotës pa u tretur menjëherë.
Ky test i thjeshtë përdoret gjerësisht si një tregues fillestar për të dalluar mjaltin e pastër nga ai i përpunuar, megjithëse ekspertët theksojnë se analiza laboratorike mbetet metoda më e sigurt për verifikim.
Konsumatorëve u rekomandohet të zgjedhin produkte të certifikuara dhe nga prodhues të besuar për të siguruar cilësinë dhe vlerat ushqyese të mjaltit.
Flaka










