Simeone reagon ndaj racizmit: “Është problem global”
Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka reaguar me një letër të hapur lidhur me thirrjet raciste në futboll, duke dërguar një mesazh të fortë për shoqërinë.
Në deklaratën e tij, Simeone theksoi se racizmi nuk është një problem i një vendi të vetëm, por një fenomen global që prek gjithë botën.
“Racizmi është një problem social dhe botëror, nuk i përket Spanjës, Argjentinës, Brazilit apo ndonjë vendi tjetër… është një problem i shoqërisë”, u shpreh ai.
Trajneri argjentinas shtoi se mungesa e respektit në shoqëri ka kontribuar në përhapjen e fenomeneve të tilla.
“Kemi humbur respektin prej vitesh – respektin ndaj prindërve, mësuesve, policisë apo trajnerëve. Kjo sot mungon”, theksoi Simeone.
Në fund, ai bëri thirrje për reflektim dhe përmirësim, duke nënvizuar se vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe besimit mund të arrihen ndryshime pozitive.
Flaka
















