Simptomat që tregojnë se mëlçia juaj është në rrezik

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Tetor, 2025 23:38

Simptomat që tregojnë se mëlçia juaj është në rrezik

Mëlçia është një nga organet më jetike të trupit dhe çdo shenjë e dëmtimit të saj nuk duhet të injorohet. Simptoma si humbja e apetitit, verdhëza dhe ndryshimet në ngjyrën e urinës mund të tregojnë probleme serioze si hepatiti apo sëmundje të tjera të mëlçisë. Kujdesi me ushqimin, aktiviteti fizik dhe shmangia e alkoolit janë hapa kyç për ta mbajtur atë të shëndetshme.

Simptomat paralajmëruese të dëmtimit të mëlçisë

  • Humbje e apetitit – ndjenja e vazhdueshme se nuk keni nevojë të hani, shoqëruar me dobësi dhe lodhje.
  • Lëkurë dhe sy të verdhë (verdha) – shkaktohet nga akumulimi i bilirubinës në gjak kur mëlçia nuk funksionon siç duhet.
  • Ndryshime në ngjyrën e urinës – urina e errët (portokalli ose kafe) mund të jetë shenjë e dëmtimit të mëlçisë, megjithëse mund të lidhet edhe me faktorë të tjerë si infeksione apo dehidratim.

Si të ndihmoni mëlçinë tuaj

  • Pini shumë ujë – mbi 2 litra në ditë për të ndihmuar detoksifikimin.
  • Konsumoni çaj të gjelbër – i pasur me antioksidantë.
  • Shmangni ushqimet e përpunuara, pijet me gaz dhe sheqerin.
  • Hani ushqime të pasura me vitaminë C – limon, avokado, brokoli, portokall.
  • Shmangni alkoolin dhe duhanin – dy nga armiqtë kryesorë të mëlçisë.
  • Bëni aktivitet fizik – ecje, vrap, not ose kërcim për të mbajtur trupin aktiv dhe metabolizmin të shëndetshëm.

Flaka

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Tetor, 2025 23:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?