Soda e bukës, “ilaçi natyral” për kujdesin e lëkurës: pastrim, akne dhe shkëlqim
Soda bikarbonate, e njohur ndryshe si soda e bukës, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një zgjidhje natyrale për kujdesin e lëkurës, falë vetive të saj pastruese dhe eksfoliuese.
Ky përbërës i thjeshtë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, papastërtive dhe yndyrës së tepërt nga lëkura, duke kontribuar në parandalimin e akneve dhe hapjen e poreve.
Sipas rekomandimeve të ndryshme për kujdesin natyral të lëkurës, soda e bukës mund të përdoret në kombinime të ndryshme për maska shtëpiake, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së fytyrës dhe rritjen e shkëlqimit natyral.
Një nga kombinimet më të thjeshta është ajo me ujë të ngrohtë, ku krijohet një pastë e lehtë që aplikohet me masazh në fytyrë për disa minuta para shpëlarjes. Ky trajtim ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës.
Një tjetër kombinim është me vaj kokosi, i cili ndihmon në hidratim dhe zbutje të lëkurës, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurë të thatë ose të ndjeshme.
Po ashtu, soda e bukës përdoret edhe me limon për një efekt më të fortë pastrues dhe dezinfektues, duke ndihmuar në balancimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e papastërtive.
Megjithatë, specialistët e kujdesit të lëkurës rekomandojnë kujdes gjatë përdorimit, sidomos për personat me lëkurë të ndjeshme, pasi përdorimi i tepërt mund të shkaktojë irritim.
Flaka
















