Stopohet Balancuesi – Punësimet në bazë etnike mbeten në udhëkryq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:07

Stopohet Balancuesi – Punësimet në bazë etnike mbeten në udhëkryq

Heshtje nga pushteti ekzekutiv dhe institucionet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me hapjen e procedurës për Balancuesin dhe masën e përkohshme për ndalimin e zbatimit të neneve për punësime në administratë, në bazë të përkatësisë etnike, shkruan Alsat.

Qeveria, por as Ministria e Administratës nuk përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga Alsat se si do të garantojnë përfaqësimin e drejtë nëpër institucione, në kushte kur Balancuesi nuk do të përdoret.

A do të përdorin ndoshta ndonjë mekanizëm tjetër dhe çfarë do të ndodh me konkurset aktuale, të cilat janë shpallur në bazë të planeve vjetore, të cilat, përcaktohen me balancues me qëllim që të sigurohet përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në shtet.

Momentalisht, në Agjencinë për Administratë janë 10 konkurse të hapura për nëpunës shtetërorë dhe publik.

Konkurset, të cilat janë hapur, pasi me balancues është përcaktuar se cila duhet të jetë përkatësia etnike e administratorit të ardhshëm, me vendimin e Kushtetueses kanë mbetur në udhëkryq.

Lista e shpalljeve për nëpunës shtetërorë dhe publik
 InstitucioniVendi i punësKombësia
1.Ndërmarrja Publike për Kryerjen e Punëve Komunale JegunovcëBashkëpunëtor i ri për burime njerëzoreMaqedonase
2.Komuna e RosomanitBashkëpunëtor i lartë për çështje normative dhe juridikeMaqedonase
3.Komunae  RosomanitUdhëheqës i Sektorit për Zhvillim Lokal Ekonomik dhe Çështje KomunaleMaqedonase
4.Komuna e RosomanitReferent i pavarurMaqedonase
5.Komuna e ZhelinësBashkëpunëtor i ri për dokumentacion teknik për furnizime publikeShqiptare
6.Komuna e GostivaritBashkëpunëtor i ri për zbatimin e politikave për cilësShqiptare
7.Komuna e GostivaritUdhëheqës i Sektorit për Furnizime PublikeShqiptare
8.Komuna e Gazi BabësReferent i pavarur për punë administrativeMaqedonase
9.Komuna e Gazi BabësReferent i pavarur për administrim të dokumenteveShqiptare
10.NP “Niskogradba” – ManastirReferent – arkëtarMaqedonase

 Institucionet komunale të cilat, momentalisht kërkojnë kuadro për burime njerëzore, juristë, udhëheqës sektorësh dhe referentë për administrim të dokumenteve dhe furnizime publike, nuk dihet nëse pas vendimit të Kushtetueses do t’i pezullojnë këto konkurse të hapura sipas balancuesit ose do t’i vazhdojnë, duke e pasur parasysh se disa prej tyre janë në fazë të seleksionimit të kandidatëve.

Partitë në vend kanë garantuar se do të krijojnë zgjidhje ligjore e cila, do ta zëvendësojë instrumentin, i cili ndër vite ka shërbyer për të garantuar se qytetarët e etniteteve të ndryshme, do të përfaqësohen nëpër institucione në mënyrë adekuate.

Megjithatë, e paqartë mbetet edhe fakti se si do të veprohet për vakumin kohor prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deri në miratimin e një zgjidhje tjetër, e cila do të duhej që të garantojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve nëpër institucionet shtetërore. Çështja e shfuqizimit të balancuesit tanimë një kohë të gjatë është temë debati, pasi në periudhën e kaluar është keqpërdorur.

Respektivisht, ka pasur shumë raste kur qytetarët rrejshëm janë paraqitur si pjesë e një komuniteti tjetër vetëm për t’u punësuar. Nga ana tjetër, shteti nuk ka mekanizma ligjor këtë për ta parandaluar këtë keqpërdorim.

Kritika ka pasur edhe për qasjen e përparësisë së përkatësisë etnike para cilësisë së kandidatëve. Qëllimi kryesor i këtij instrumenti qe bazohet në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë është që të parandalojë diskriminimin në bazë etnike gjatë punësimeve./ Alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?