Studim i ri: Mungesa e ujit gjatë ditës mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Maj, 2026 16:25 Përditësuar

Studim i ri: Mungesa e ujit gjatë ditës mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

Një studim i fundit shkencor sugjeron se mungesa e hidratimit gjatë ditës mund të jetë një nga faktorët që ndikon në cilësinë e gjumit gjatë natës.

Sipas hulumtimit të realizuar nga akademikë në Universiteti Penn State, njerëzit që flinin mesatarisht rreth 6 orë në natë kishin urinë më të koncentruar dhe shenja më të larta dehidratimi krahasuar me ata që flinin rreth 8 orë, që konsiderohet edhe koha e rekomanduar e gjumit.

Studimi, i cili përfshiu mbi 20 mijë të rritur në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, sugjeron një lidhje të drejtpërdrejtë mes cilësisë së gjumit dhe nivelit të hidratimit në trup.

Autori kryesor i studimit, Asher Rosinger, theksoi se mungesa e gjumit dhe dehidratimi mund të jenë të lidhura dhe se rritja e konsumit të ujit gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

Sipas tij, personat që ndihen të lodhur apo të përgjumur pas një nate të shkurtër gjumi mund të përfitojnë nga konsumimi i ujit shtesë.

Dehidratimi, sipas ekspertëve, mund të shkaktojë efekte të ndryshme negative si marramendje, lodhje dhe ndryshime në ngjyrën dhe erën e urinës.

Megjithatë, specialistët theksojnë se sasia ideale e ujit që duhet konsumuar çdo ditë mbetet e diskutueshme, duke variuar nga 2 deri në 4 litra në varësi të individit dhe stilit të jetesës.

Flaka

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Maj, 2026 16:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?