Studim: Konsumimi i kafesë mund të ulë rrezikun e melanomës deri në 20%
Një studim i ri i publikuar nga Instituti Nacional i Kancerit sugjeron se konsumimi i kafesë mund të ketë ndikim pozitiv në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të lëkurës, përfshirë melanomën.
Sipas gjetjeve, personat që konsumojnë rregullisht kafe kanë më pak gjasa të diagnostikohen me melanoma të keqe, krahasuar me ata që e shmangin këtë pije. Në veçanti, ata që pinë të paktën katër filxhanë kafe në ditë rezultojnë me rreth 20% rrezik më të ulët për kancer të lëkurës.
Studiuesit theksojnë se lidhja e mundshme mes kafesë dhe mbrojtjes ndaj melanomës lidhet me përbërësit bioaktivë që gjenden në kafe, si polifenolet dhe kafeina, të cilat mund të ndihmojnë në frenimin e rritjes së qelizave tumorale të shkaktuara nga rrezatimi UV.
Gjithashtu, procesi i pjekjes së kafesë thuhet se kontribuon në formimin e vitaminave të kompleksit B, të cilat mund të luajnë rol mbrojtës në organizëm ndaj zhvillimit të tumoreve.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto rezultate nuk duhet të interpretohen si garanci mbrojtjeje, por si një tregues i mundshëm që kërkon studime të mëtejshme shkencore.
Flaka
















