Studim: Ruxolitinib tregon rezultate premtuese kundër rënies së flokëve
Një trajtim i ri mjekësor po shihet si një përparim i madh për personat që vuajnë nga alopecia, duke rikthyer shpresën për miliona pacientë në mbarë botën.
Shkencëtarët nga Columbia University Medical Center kanë testuar ilaçin “Ruxolitinib”, i cili ka treguar rezultate premtuese në rritjen e flokëve tek pacientët që vuajnë nga rënia autoimune e tyre.
Sipas studimit, rreth 75% e pjesëmarrësve kanë raportuar rritje të flokëve pas një periudhe prej katër muajsh trajtimi. Në testin klinik fillestar, disa pacientë kanë arritur deri në 95% rikuperim të flokëve pas 3–6 muaj përdorimi të rregullt.
Dr. Julian Mackay-Wiggan nga Universiteti i Kolumbisë deklaroi se trajtimi mund të testohet edhe në grupe më të gjera, përfshirë persona me humbje të flokëve jo-autoimune.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë prova klinike për të vlerësuar efektet anësore dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të rezultateve, pasi në disa raste flokët kanë rënë sërish pas ndërprerjes së trajtimit.
Ky zbulim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të trajtimeve më efektive për humbjen e flokëve në të ardhmen.
Flaka
















