Studim: Ushqimi gjatë natës mund të ndikojë në shtimin e peshës
Një studim i shkencëtarëve amerikanë sugjeron se konsumimi i ushqimit gjatë natës mund të kontribuojë në rritjen e peshës trupore.
Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore “Cell Metabolism”, është kryer fillimisht te minjtë, me rreth 400 individë të përfshirë në eksperiment, të cilëve u është ofruar ushqim me përmbajtje të ndryshme si sheqerna, yndyra dhe ushqim i zakonshëm, në intervale të ndryshme kohore.
Sipas rezultateve, minjtë që konsumonin të njëjtën sasi ushqimi gjatë 24 orëve fituan më shumë peshë krahasuar me ata që e konsumonin ushqimin brenda një periudhe 12-orëshe.
Gjithashtu, edhe në rastet kur minjtë kishin më shumë liri në ushqim, ata që shmangnin ushqimin gjatë natës kishin tendencë të shtonin më pak peshë, ndërsa disa prej tyre madje humbën peshë kur u vendosën në regjim pa ushqim gjatë natës.
Studiuesit theksojnë se një agjërim prej rreth 12 orësh brenda 24 orëve mund të ketë ndikim pozitiv në peshë, si dhe në nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterol.
Shkencëtarët po planifikojnë tashmë studime të ngjashme edhe te njerëzit për të verifikuar nëse rezultatet janë të njëjta.
Flaka
















