Studimet: Lulelakra ndihmon zemrën, trurin dhe humbjen në peshë
Studimet e fundit tregojnë se ushqimet e përditshme që shpesh neglizhohen mund të kenë vlera ushqyese po aq të rëndësishme sa të ashtuquajturat super-ushqime. Një prej tyre është lulelakra, e cila po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga dietologët për ndikimin e saj pozitiv në organizëm.
Ekspertët e shëndetit e cilësojnë lulelakrën si një nga perimet më të kompletuara, pasi një racion i saj siguron një përqindje të lartë të vitaminës C, ndërsa përmban shumë pak yndyra, natrium apo sheqer. Përfitimet e saj shtrihen nga ndihma në kontrollin e peshës deri te mbrojtja e funksioneve të trurit dhe sistemit kardiovaskular.
Një nga përfitimet kryesore të lulelakrës është ndihma në rënien në peshë, pasi ajo ka pak kalori dhe ndihmon në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur ndjenjën e ngopjes.
Studime të ndryshme sugjerojnë gjithashtu se përbërësit e saj natyralë, përfshirë antioksidantët, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson, duke mbështetur shëndetin e trurit në afatgjatë.
Përveç kësaj, lulelakra përmban përbërës të tillë si sulforafani, i cili lidhet me mbrojtjen e enëve të gjakut dhe uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Disa studime kanë sugjeruar gjithashtu një lidhje mes konsumimit të rregullt të perimeve të familjes së kryqëzoreve dhe uljes së rrezikut për lloje të caktuara kanceri.
Një tjetër element i rëndësishëm i lulelakrës është kolina, një lëndë ushqyese që luan rol në zhvillimin dhe funksionimin e trurit, duke e bërë atë të rëndësishme edhe gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit mendor.
Flaka
















