Studimi alarmon: Ushqimet ultra të përpunuara mund të përshpejtojnë rënien e funksioneve të trurit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2026 20:29

Studimi alarmon: Ushqimet ultra të përpunuara mund të përshpejtojnë rënien e funksioneve të trurit

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë mund të ketë ndikim të madh jo vetëm në trup, por edhe në funksionimin e trurit. Një studim i ri ka ngritur shqetësime për ndikimin e ushqimeve ultra të përpunuara në aftësitë njohëse.

Hulumtimi, ku morën pjesë rreth 10 mijë persona, ka treguar se njerëzit që konsumojnë sasi më të mëdha të ushqimeve ultra të përpunuara mund të kenë një rënie më të shpejtë të funksioneve njohëse.

Sipas rezultateve të studimit, personat që merrnin më shumë se 20 për qind të kalorive ditore nga këto ushqime kishin një përshpejtim të rënies globale njohëse me rreth 28 për qind, si dhe një rënie më të shpejtë të funksioneve ekzekutive të trurit.

Autorja e studimit, Claudia Suemoto, theksoi se ushqimet ultra të përpunuara tashmë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të dietës moderne, duke zënë rreth 25 deri në 30 për qind të kalorive ditore te shumë njerëz.

Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë produkte si biskota, ushqime të kripura, ëmbëlsira të paketuara dhe produkte të tjera industriale që përmbajnë sasi të larta sheqeri, kripe, yndyrash, ngjyruesish artificialë dhe aditivësh.

Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i tyre nuk kufizohet vetëm te truri. Konsumi i shpeshtë i këtyre produkteve është lidhur edhe me rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës, probleme cerebrovaskulare dhe diabet të tipit 2.

Specialistët këshillojnë që dieta e përditshme të bazohet më shumë në ushqime të freskëta dhe natyrale, duke kufizuar sa më shumë produktet e përpunuara.

Flaka

420
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2026 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
420
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?