Studimi britanik: Dieta me ushqime të plota më efikase se ajo mesdhetare për humbje peshe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Janar, 2026 16:30

Studimi britanik: Dieta me ushqime të plota më efikase se ajo mesdhetare për humbje peshe

Dieta mesdhetare prej vitesh vlerësohet nga mjekët si një nga mënyrat më të shëndetshme të ushqyerjes, falë përmbajtjes së lartë të frutave, perimeve, drithërave dhe ushqimeve të detit, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet dhe në humbjen e peshës së tepërt.

Megjithatë, shkencëtarët tani po sugjerojnë se një tjetër plan ushqimor mund të jetë edhe më efikas se dieta mesdhetare, veçanërisht kur bëhet fjalë për rënien në peshë.

Sipas një studimi të realizuar në Britani, personat që ndoqën një dietë pa ushqime të shumëpërpunuara – e bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ushqime të plota – konsumuan mesatarisht 330 kalori më pak në ditë, krahasuar me ata që ushqeheshin me produkte shumë kalorike dhe të përpunuara, raporton The Sun.

Interesant është fakti se pjesëmarrësit që ndiqnin dietën me ushqime të plota konsumonin 57 për qind më shumë ushqim në sasi, por sërish merrnin më pak kalori, duke rezultuar në humbje peshe. Studimi zbuloi gjithashtu se këta persona kishin më pak dëshirë për të ngrënë gjatë ditës.

Sipas studiuesve, ushqimet e shumëpërpunuara ndikojnë negativisht në mekanizmat natyrorë të ngopjes dhe nxisin mbingrënien. Autori kryesor i studimit, profesori i psikologjisë eksperimentale në Universitetin e Bristolit, Jeff Brunston, tha se problemi kryesor nuk është sasia e ushqimit që konsumohet, por cilësia e tij.

“Studimi ynë tregon qartë se njerëzit që hanë ushqime të plota në fakt konsumojnë më shumë ushqim, por marrin më pak energji. Ushqimet e shumëpërpunuara i shtyjnë njerëzit të marrin më shumë kalori edhe në sasi më të vogla”, u shpreh ai.

Në studim morën pjesë 20 të rritur me mbipeshë, 10 gra dhe 10 burra rreth moshës 31-vjeçare, të cilët u ndanë në dy grupe. Njëri grup ndoqi për dy javë një dietë me ushqime të papërpunuara, ndërsa grupi tjetër një dietë të pasur me ushqime të gatshme dhe të përpunuara. Më pas, grupet ndërruan dietat.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që konsumonin ushqime të plota humbën mesatarisht rreth një kilogram në peshë, pa pasur nevojë të kufizonin sasinë e ushqimit.

Sipas studiuesve, frutat dhe perimet luajnë rol kyç pasi janë të pasura me fibra dhe vlera ushqyese, por jo me kalori të tepërta apo shtesa artificiale. Ekspertët theksojnë se ushqimet e shumëpërpunuara, si patatinat, ëmbëlsirat e gatshme dhe produktet me shumë aditivë, duhet të shmangen sa më shumë.

Përfundimi i studimit, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, sugjeron se dieta e bazuar në ushqime të plota dhe natyrale është një nga mënyrat më efektive për humbje peshe dhe përmirësim të shëndetit në përgjithësi.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Janar, 2026 16:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?