Studimi britanik: Mjalti mund të jetë zgjidhje natyrale për kollën akute
Mjalti mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar kollën akute afatshkurtër, sipas një udhëzimi të Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas rekomandimeve të publikuara dhe të referuara nga AgroWeb.org, mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të kollës që shkaktohet nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
Ekspertët këshillojnë përdorimin e mjaltit te të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 5 vjeç, ndërsa theksojnë se antibiotikët nuk janë zgjidhja e duhur në shumicën e rasteve të kollës akute, pasi zakonisht shkaktohet nga viruset.
Antibiotikët veprojnë kundër infeksioneve bakteriale dhe nuk kanë efekt ndaj viruseve. Përdorimi i panevojshëm i tyre mund të kontribuojë në rritjen e rezistencës së baktereve, duke i bërë ilaçet më pak efektive në të ardhmen.
Kolla akute zakonisht zgjat disa ditë ose javë dhe mund të shfaqet pas të ftohurës, gripit ose bronshitit akut, i cili shpesh shkaktohet nga infeksione virale.
Sipas studiuesve britanikë, mjalti mund të përdoret në çaj me limon ose të konsumohet në sasi të vogla për të ndihmuar në qetësimin e kollës.
Megjithatë, ekspertët kujtojnë se antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur janë vërtet të nevojshëm dhe kur ekziston dyshim për një infeksion bakterial ose rrezik për komplikacione.
Flaka










