Studimi: Darka pas orës 18:00 mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës
Nuk është vetëm ushqimi që konsumojmë ai që ndikon në shëndetin e zemrës, por edhe koha kur marrim vaktet mund të ketë një rol të rëndësishëm.
Një studim njëvjeçar ka sugjeruar se gratë që konsumojnë darkën pas orës 18:00 mund të kenë më shumë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas studiuesve, personat që hanë më vonë në mbrëmje kishin më shpesh probleme si tension i lartë i gjakut, indeks më të lartë të masës trupore (BMI) dhe kontroll më të dobët të nivelit të sheqerit në gjak.
Ekspertët nga Universiteti Columbia, të cilët analizuan të dhënat e 112 grave, thonë se konsumimi i vakteve më herët gjatë mbrëmjes mund të jetë një ndryshim i thjeshtë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Shëndeti kardiovaskular në studim është vlerësuar sipas shtatë faktorëve kryesorë të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ku përfshihen aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, pesha trupore, niveli i kolesterolit, presioni i gjakut dhe kontrolli i sheqerit në gjak.
Studiuesit theksojnë se një mënyrë jetese e shëndetshme dhe kujdesi ndaj zakoneve të përditshme mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës.
Flaka
















