Studimi i ri tregon: Gjumi i mjaftueshëm mund të zgjatë jetën
Gjumi është një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin dhe jetëgjatësinë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Sleep Advances. Studiuesit zbuluan se personat që flenë vazhdimisht më pak se 7 orë në natë mund të kenë një jetë më të shkurtër krahasuar me ata që marrin gjumë të rekomanduar.
Studimi u bazua në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të mbledhura mes viteve 2019 dhe 2025, dhe analizoi zakonet shëndetësore të të rriturve amerikanë, duke përfshirë gjumin, dietën, pirjen e duhanit dhe aktivitetin fizik.
Beth Malone, MD, neurologe dhe shefe e Divizionit të Çrregullimeve të Gjumit, thekson:
“Gjumi i mjaftueshëm është i lidhur me shumë aspekte të shëndetit, përfshirë sistemin kardiovaskular, imunitetin, kontrollin e peshës dhe humorin. Kjo pasqyron rëndësinë e gjumit për jetëgjatësinë tonë.”
Rezultatet tregojnë se gjumi mund të jetë madje një parashikues më i fortë i jetëgjatësisë se faktorë të tjerë si dieta, aktiviteti fizik apo izolimi social. Personat që flenë 7 ose më shumë orë në natë kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë dhe me shëndet të mirë.
Flaka
















