Studimi zbulon: Ngrënia e vakteve më herët gjatë ditës mund të ndihmojë në kontrollin e peshës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:58

Studimi zbulon: Ngrënia e vakteve më herët gjatë ditës mund të ndihmojë në kontrollin e peshës

Orari i vakteve mund të ketë ndikim në menaxhimin e peshës, krahas përzgjedhjes së ushqimeve që konsumojmë. Sipas disa studimeve, ngrënia e vakteve më herët gjatë ditës mund të ndihmojë në uljen e oreksit dhe kontrollin më të mirë të dëshirës për ushqim.

Një studim analizoi mënyrën e ushqyerjes së disa personave, duke i ndarë në dy grupe. Grupi i parë konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në 14:00, ndërsa grupi i dytë nga ora 08:00 deri në 20:00.

Pas periudhës së provës, studiuesit zbuluan se personat që konsumuan ushqimin brenda një intervali më të hershëm kohor nuk dogjën domosdoshmërisht më shumë kalori, por patën ulje të oreksit dhe nivele më të ulëta të hormonit të urisë, ghrelinës.

Sipas ekspertëve, dëshira për të ngrënë mund të jetë më e kontrolluar kur vaktet konsumohen me orar, ndërsa rritet më shumë në orët e vona të mbrëmjes, veçanërisht para gjumit.

Megjithatë, kjo mënyrë ushqyerjeje nuk është e përshtatshme për të gjithë. Personat që merren me sport, ata me diabet, gratë shtatzëna, personat me sëmundje të caktuara ose ata që kanë pasur probleme me çrregullime të ushqyerjes duhet të tregojnë kujdes dhe të konsultohen me mjekun.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesi të mos anashkalohet dhe që çdo ndryshim në regjimin ushqimor të bëhet me kujdes. Nëse shfaqen simptoma si marramendje, ulje e sheqerit në gjak ose tension i ulët, ky regjim duhet të ndërpritet.

Gjithashtu, specialistët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i ushqimit brenda orarit të lejuar mund të ketë efekt të kundërt dhe të çojë në shtim të peshës.

Flaka

287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?