Takim i rëndësishëm në Madrid, Mourinho diskuton merkaton me drejtuesit
Real Madridi nuk e konsideron të mbyllur merkaton e verës dhe priten ende disa lëvizje të rëndësishme në javët e ardhshme.
Sipas raportimeve të fundit, José Mourinho zhvilloi një takim me drejtuesit e klubit të martën në mbrëmje, ku u diskutua për përforcime të tjera në skuadër. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se “Los Blancos” synojnë të realizojnë edhe dy ose tre transferime të tjera përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Emrat e Ibrahima Konatés dhe Denzel Dumfries vazhdojnë të jenë në listën e objektivave të klubit madrilen, ndërsa situata e Julián Álvarez mbetet e ngrirë për momentin. Sulmuesi argjentinas nuk konsiderohet një prioritet i menjëhershëm dhe negociatat për të nuk kanë shënuar zhvillime të reja.
Ndërkohë, Mourinho thuhet se ka kërkuar afrimin e një mbrojtësi qendre shtesë dhe të paktën një mesfushori, me drejtuesit që pritet të vazhdojnë diskutimet për emrat konkret në ditët në vijim.
Real Madridi po përgatitet për një sezon me objektiva të larta dhe dëshiron të kompletojë skuadrën me elementë që mund të rrisin konkurrencën dhe cilësinë në repartet kyçe.
Flaka












