Sipas raportimeve të ESPN Argentina, sulmuesi argjentinas Julián Álvarez pritet t’i komunikojë zyrtarisht drejtuesve të Atlético Madridit më 10 gusht se dëshiron të largohet nga klubi dhe se destinacioni i tij i vetëm i preferuar është Barcelona.
Burimet bëjnë të ditur se Álvarez do ta bëjë kërkesën në mënyrë private, pa krijuar tensione apo konflikte me klubin. Ai nuk pritet të hyjë në grevë apo të refuzojë stërvitjet, por do të ushtrojë presion përmes bisedimeve me drejtuesit dhe trajnerin Diego Simeone.
Nga ana tjetër, Barcelona mbetet e gatshme të rrisë ofertën financiare në rast se Atlético Madrid pranon të ulet në tryezën e negociatave për transferimin e sulmuesit argjentinas.
Në ditët në vijim pritet të shihet nëse drejtuesit e Atlético Madridit do të ndryshojnë qëndrim, ndërsa dëshira e futbollistit për t’u transferuar në “Camp Nou” mund të bëhet një nga sagat më të mëdha të kësaj merkatoje verore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Gusht, 2026 13:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.