Takimi me Putinin, Vuçiq: Ende nuk e kam refuzuar ftesën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:12

Takimi me Putinin, Vuçiq: Ende nuk e kam refuzuar ftesën

Aleksandar Vuçiq tha se ftesa e presidentit rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në takimin e BRICS-it është tejet e rëndësishme, por se rreth saj do të vendos më 10 ose 15 tetor.

Presidenti serb foli para gazetarëve gjatë një turi të punimeve për rindërtimin e urës në pikën kufitare Karakaj se ende nuk e ka refuzuar apo pranuar ftesën e të akuzuarit për krime në Ukrainë, raporton N1.

“Nuk ka dyshim se është një ftesë e rëndësishme, ashtu siç kemi paraparë se ne do të presim vizita të rëndësishme”, tha ai dhe shtoi se nuk mund të thotë se kush do ta vizitojë Serbinë, por se të gjithë do ta shohin se ishte tejet e rëndësishme.

Ai shtoi se është krenar për politikën thellësisht të pavarur të Serbisë, raporton danas.rs.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ajo ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne do të përpiqemi t’i ruajmë ato miqësi si një premtim për një të ardhme tjetër. Serbia ka treguar dhe dëshmuar se mund të jetë një mike e sinqertë dhe besnike kur nuk është aspak e lehtë”, shtoi Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb pritet të takohet sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bochan Kharchenko. /Telegrafi/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?