Takimi Taravari – Rama, diskutim mbi çështjet jetike për shqiptarët në rajon

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 11:53

Takimi Taravari – Rama, diskutim mbi çështjet jetike për shqiptarët në rajon

Lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari, realizoi një takim urues me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore.

Me këtë rast, z. Taravari përcolli urimet më të përzemërta në emër të Aleancës për Shqiptarët për fitoren elektorale dhe rikonfirmimin e mbështetjes qytetare ndaj Partisë Socialiste dhe vizionit të saj për Shqipërinë.

“Me Kryeministrin më europian të momentit ose si thuhet kudo kohët e fundit: me Edin”, shkruajti pas takimit Taravari.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan edhe çështje me rëndësi për shqiptarët në rajon, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet – politike, institucionale dhe shoqërore.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson lart rolin e Shqipërisë si faktor kyç në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe shpreh gatishmëri për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 11:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media