Taravari: Shpresoj që pas vitit të ri të ketë stacion të ri kompresori për sallat kirurgjikale, por edhe të vjetrin do ta mbajmë rezervë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 21:04

Taravari: Shpresoj që pas vitit të ri të ketë stacion të ri kompresori për sallat kirurgjikale, por edhe të vjetrin do ta mbajmë rezervë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se përveç ndërtimit të stacionit të ri të kompresorit për sallat e kirurgjisë së Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, planifikohet që në të ardhmen të mbahet si rezervë ai ekzistues në rast të ndonjë defekti, transmeton Portalb.mk.

Sallat e kirurgjisë në klinikat e Shkupit janë mbyllur që nga 22 maji për shkak të erës së keqeAsnjë kompani e vetme nuk aplikoi për shpalljen e parë për stacion të ri kompresor në qershor dhe më 12 shtator Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte ardhur një ofertë për shpalljen e dytë.

“Ju njoftojmë se ka ardhur një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet një vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar, pas së cilës nëse plotëson kushtet e dokumentacionit tenderues, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të lidhet Marrëveshja e Prokurimit Publik”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Taravari, pas vizitës së sotme në Klinikën për sëmundje të syrit, tha se sot do të njoftohet për ofertën dhe se shpreson që procedura të fillojë së shpejti.

“Që para disa ditësh kemi diskutuar që të mbajmë kompresorët e jashtëm ekzistues, të servisohen rregullisht dhe të jenë rezervë nëse në të ardhmen ndodh ndonjë defekt. Ne do të diskutojmë me kompaninë që iu përgjigj thirrjes se si mund të bëhet kjo. Kolegët nga sallat e operacionit më bëjnë me dije se era e keqe nuk ndihet më dhe po funksionojnë mirë. Shpresoj që në fillim të Vitit të Ri të kemi një stacion të ri kompresor”, tha Taravari.

Tashmë në korrik, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Ilir Demiri njoftoi se mostrat e kompresorëve janë dërguar në Gjermani, por raporti nuk është publikuar deri më sot.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?