Tastierat e kompjuterit më të ndyra se WC-ja? Hulumtimi tregon shifra shqetësuese

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 19:01

Tastierat e kompjuterit më të ndyra se WC-ja? Hulumtimi tregon shifra shqetësuese

Tingëllon e pabesueshme, por një hulumtim i kryer nga mikrobiologu Peter Wilson ka zbuluar se në disa tastiera të kompjuterëve mund të gjenden më shumë baktere të dëmshme sesa në guacën e WC-së.

Nga 33 tastiera të analizuar, disa u gjetën të kishin deri në katërfish më shumë baktere sesa guaca e tualetit, ndërsa njëra prej tyre kishte edhe pesëfish më shumë baktere. Kjo tregon se pajisjet e zyrës mund të jenë një burim i madh i baktereve në ambientin e punës.

Për të parandaluar përhapjen e baktereve, ekspertët rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për pastrimin e tastierës dhe mausit:

  1. Pastroni kompjuterin dhe tastierën me alkool dhe leckë të butë pambuku, pa nevojën për fasoleta të specializuara.
  2. Kthejeni tastierën mbrapsht dhe shkundni thërrmijat dhe pluhurin ose përdorni thithësen e pluhurit.
  3. Për mausët optikë, hiqni shtresat e papastërtisë nga sensori dhe fshijeni me alkool.

Këto këshilla të thjeshta mund të ndihmojnë ndjeshëm në ruajtjen e higjienës dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve në ambientet e punës dhe shtëpi.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Janar, 2026 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?