Të bashkuar në diversitet por… rreth Berishës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:20

Të bashkuar në diversitet por… rreth Berishës

Nga Mero Baze

Gazment Bardhi nuk i ka mirë punët. Bashkimi në diversitet nuk po funksionon si duhet me Berishën dhe mbështetësit e tij. Të dyja palët duket e kanë kuptuar gabim.

Bardhi e ka kuptuar që mund të drejtojë grupin e Berishës, duke mos menduar si Berisha, kurse këta të Berishës e kanë kuptuar që Bardhit mund t’i falet e kaluara kundër Berishës, por tani duhet të jetë ushtar pas tij.

Dhe sot, pas fjalimit të parë si kryetar i Grupit parlamentar, televizioni i Berishës e nisi me sulme ndaj tij. E akuzon se ka amnistuar Edi Ramën që ka arrestuar Berishën. Si fakt kanë fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk përmendi arrestimin e Berishës.

Kjo i ka çuar dëm gjithë mundimin. Çfarë nuk bëri për të qenë në rregull, grisi letrën e presidentit Begaj, bëri thirrje për protesta, sulmoi Spiropalin, Ballukun e kush dilte para, ishte gati madje të bënte dhe si i fortë, por të gjitha i shkuan dëm. Madje është munduar kot.

Për të qenë në rregull si opozitar, ai duhet të bëjë atë që e këshilloi Tritan Shehu në mbledhje të mbyllur të Grupit. Të merret vetëm me lirimin e Berishës nga burgu. Pastaj i di ai gjërat si i bën.

Dhe ja ku jemi tani, në situatën që Berisha dhe fëmijët e tij pakënaqësinë më të madhe e kanë me Bardhin, që nuk ka në krye të axhendës lirimin e Berishës.

Për të tjerat lodhet kot. Nuk është se PD ka vërtet ndonjë axhendë që të fitojë zgjedhjet, apo të përmbysë Edi Ramën që të bëjë qeveri teknike para zgjedhjeve. Nuk ka shpresë as nga presidenti Begaj. PD ka vetëm një detyrë, dhe ajo është t’i shërbejë Sali Berishës. Në rastin konkret janë duke kërkuar që Kuvendi të jetë fushëbetejë për lirimin e tij.

Edhe pse e dinë që Kuvendi as e liron e as e mban dot në burg, përsëri atyre u duhet vetëm ajo betejë, pasi nëse Kuvendi normalizohet dhe flet dhe për gjëra të tjera, përveç Berishës, atëherë Berisha quhet i vdekur.

Prandaj kur thuhet “bashkim në diversitet” është fjala të bashkohen të gjithë të “ndryshmi” për të mbrojtur Berishën, jo të shpërndahen secili sipas mendjes së vet.

Ndryshe çfarë i duhej Berishës gjithë ajo luftë për vulë, logo dhe në fund lufta për t’i marrë Lulit dhe Bardhin. Duhet një bashkim në diversitet rreth… Berishës.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?