Tensioni i lartë i gjakut – si ta ulni natyrshëm pa ilaçe
Hipertensioni është një nga problemet më serioze shëndetësore në botë, duke prekur mbi 1.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjendje, e cila shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Lajmi i mirë është se tensioni i gjakut mund të mbahet nën kontroll jo vetëm me ilaçe, por edhe me produkte natyrale që nuk shkaktojnë efekte anësore.
Produkte natyrale që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut
- Lëngu i panxharit Studimet tregojnë se pirja e 2 gotave lëng panxhari në ditë ul ndjeshëm tensionin e gjakut. Efekti fillon brenda një ore dhe arrin kulmin pas 3-4 orësh, falë nitriteve që zgjeron enët e gjakut.
- Hudhra e freskët Përmban alicinë, një substancë që ul tensionin sistolik me rreth 11 mm Hg dhe atë diastolik me 5 mm Hg. Konsumimi i 1-4 thelbinj hudhre në ditë është i mjaftueshëm për efektin e dëshiruar.
- Çaji i zi Pirja e 3 filxhanëve në ditë ul tensionin sistolik me 2-3 pikë dhe atë diastolik me 2 pikë. Edhe pse duket pak, kjo ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 7-10%.
- Magnezi Marrja e 370 mg magnez në ditë ul tensionin sistolik me 3-4 pikë dhe atë diastolik me 2-3 pikë. Për gratë rekomandohen 320 mg, ndërsa për burrat 420 mg. Çdo 100 mg shtesë ul rrezikun e ishemisë me 9%.
Flaka
















