Ish-mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka folur hapur për largimin e tij nga kuqezinjtë, duke e cilësuar si një vendim të imponuar nga drejtuesit e klubit. Në një intervistë të gjatë, francezi tha se nuk kishte asnjë problem me rinovimin apo kërkesat financiare, por u trajtua keq dhe iu vu kushti: ose të largohej, ose të mbetej jashtë ekipit.
Theo theksoi se pas largimit të Paolo Maldinit, atmosfera në klub ndryshoi plotësisht dhe “milanizmi” u zbeh. Ai shtoi se beson se edhe portieri Mike Maignan mund të largohet në fund të sezonit.
“U ndjeva keq që disa tifozë më sulmuan duke besuar çdo fjalë që doli për mua. Ndoshta kam gabuar në disa momente, por të gjithë e dinë se çfarë kam dhënë aty,” tha Hernandez.
Francezi konfirmoi se ka takuar Allegrin, Taren dhe Ibrahimovic në Arabinë Saudite, por rikthimin te Milani e përjashtoi kategorikisht: “Te kuqezinjtë nuk kthehem pa ikur disa persona nga aty.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Dhjetor, 2025 18:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.