Tjetër goditje për Francën pas lëndimit horror të Mbappes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:51

Tjetër goditje për Francën pas lëndimit horror të Mbappes

Problemet e lëndimeve të Francës në Euro 2024 raportohet se po vazhdojnë pasi Olivier Giroud iu bashkua Kylian Mbappes në listën e të lënduarve në fitoren e tyre 1-0 kundër Austrisë.

RMC Sport raporton se Giroud humbi stërvitjen e Les Bleus të martën. Ai pësoi një lëndim s në fitoren hapëse të francezëve kundër Austrisë së Ralf Rangnick.

Sulmuesi 37 vjeçar, iu bashkua Mbappe në listën e lëndimeve të Francës pasi superylli i ri i Real Madridit theu hundën. Ai mbeti i gjakosur pas një përplasjeje me mbrojtësin austriak Kevin Danso dhe u zëvendësua nga Giroud.

Sulmuesi veteran mori një lëndim pavarësisht se kaloi një kohë të kufizuar në fushë. Është konsideruar vetëm e vogël, dhe ai ka të ngjarë të rifillojë stërvitjen të mërkurën.

Trajneri i Francës , Didier Deschamps do të jetë i etur që golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares të jetë në formë dhe gati për Holandën. Sipas ESPN, Mbappe patjetër do ta humbasë atë përballje dhe do të merret një vendim për pjesëmarrjen e tij kundër Polonisë.

Mbappe luajti një rol kyç në fitoren e Les Bleus në Dusseldorf Arena të hënën mbrëma. Ai e detyroi Maximillian Wober të fuste topin në rrjetën e tij në minutën e 38-të.

Fitorja e Francës i barazoi me pikë me Holandën në krye të Grupit D. Portokallinjtë e Ronald Koeman mundën Poloninë 2-1 të dielën. /Telegrafi/

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?