Toni Rüdiger jashtë për tre muaj – dëmtim në këmbën e majtë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shtator, 2025 20:25

Toni Rüdiger jashtë për tre muaj – dëmtim në këmbën e majtë

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë në repartin mbrojtës, pasi Toni Rüdiger ka pësuar një dëmtim në muskujt anterior rectus të këmbës së majtë dhe do të mungojë për rreth tre muaj.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos Fabrizio Romano, duke shtuar se rikuperimi i mbrojtësit gjerman do të varet nga ecuria e trajtimit, por synimi është që ai të rikthehet në dhjetor.

Rüdiger e ndjeu shqetësimin gjatë stërvitjes dhe u përjashtua nga lista e udhëtimit për ndeshjen ndaj Real Sociedad. Ai pritet të humbasë 14 ndeshje të La Ligës dhe 6 ndeshje të fazës së parë të Champions League, përfshirë edhe El Clasico-n e tetorit.

Ky dëmtim vjen në një moment kur trajneri Xabi Alonso po përpiqet të rikuperojë edhe lojtarë të tjerë si Militao dhe Carvajal, ndërsa mungesa e Rüdigerit pritet të ndikojë në strategjinë mbrojtëse të skuadrës

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shtator, 2025 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?