Torino rikthehet për Asllanin, Bologna ngec në negociata – janë orë vendimtare tashmë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2025 21:10

Torino rikthehet për Asllanin, Bologna ngec në negociata – janë orë vendimtare tashmë

Merkatoja e verës po hyn në fazën e saj më intensive dhe Kristjan Asllani është sërish në qendër të vëmendjes. Pas një periudhe negociatash me Bolognën, që kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën, klubi i Torinos ka rihapur kontaktet për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, agjencia që menaxhon Asllanin ka lidhje të ngushta me klubin e Torinos, pasi përfaqëson edhe trajnerin Marco Baroni dhe mbrojtësin Ismajli, gjë që e bën më të lehtë arritjen e një akordi.

Torino është e interesuar të përfitojë nga situata e ndërlikuar me Bolognën, e cila nuk ka arritur të bindë lojtarin për kushtet financiare. Interi, klubi aktual i Asllanit, është i hapur për shitje, por kërkon një formulë të qartë dhe të favorshme.

Me afatin e transferimeve që po mbyllet, këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Asllanit, i cili kërkon një klub ku mund të ketë minuta të rregullta dhe një rol të rëndësishëm në mesfushë.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2025 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?